Sa pak dite kane mbetur nga ky vit ,sa pak lumturi ka mbetur ne skutat e thella te shpirtit te gjithsecilit prej nesh .
Gjithmone na drejtojne pyetjen "Si je?" ,por vecse ne forme respekti ,valle ndokujt i ka interesuar si vertet jemi ?!
Ndaj dhe rendomte themi "Mire!" ,per te mos hapur plage te pambyllura ende sic duhet.
Teksa ecja ne rruget e qytetit ,te zbukuruara duhet thene mjaft kendshem ,te mbushura me grumbuj njerezish ,nder te cilet disa te heshtur e disa qe tentonin te thyenin ate heshtje mbytese ,ndjeva eren e forte qe perplasej drejt meje. Me dukej sikur bashke me ate ftohtesi me perplaste dhe nje mori kujtimesh nga ky vit. Sa shpejt kishte kaluar!-ishte ajo cka me se shumti mendova. Nuk ja vlente te merresha me ato cfare kishin ikur. Fundja dhe pak dhe do hidheshin ne koshin e harreses. Sidomos ato dite boshe dhe te pashpresa.
Isha larguar disi nga ajo turme e njerezve dhe kembet me cuan prane nje stoli te braktisur dhe vendosa te ulem per pak. Pak me tutje shikoja njerezit qe vinin e iknin ,ne dukje te lumtur ,por nuk isha e sigurt nese shtireshin si te tille ,ishin vertete apo po perpiqeshin duke luftuar me demonet e tyre.
Befas nje i moshuar ,i veshur me nje pallto te zeze ,u ul prane meje. U distancova pak ,por me te degjuar qe filloi te kollitej ,ndjeva nje keqardhje te madhe per ate te panjohur ,qe me dukej sikur e njihja prej kohesh.
-Mos ki frike bije ,u ula per nje cope here ,per te ..u kollit me fort kte here..
-Jeni mire? -e pyeta ,ndonese dukej qartazi se nuk ishte.
-Mire bije mire.
-Eshte goxha ftohte. Nuk mendoni se duhet te shkoni ne shtepi ..
-Eh ,per cfare te shkoj? Te shoh kater faqet e mureve ,te flas me fotografite e varura mbi to apo te degjoj tik-tak-et e ores?
Vetmia te plaska shpirtin . Me mire pa fryme sesa i vetem!
..
Dicka me shtrengoi fort ne zemer dhe pata nje bllokim per disa sekonda. Sa te drejte kishte!
Nuk dija ç'ti thoja. Shpirtrat tane dukeshin si ne nje univers paralel ,ndaj sado qe perpiqesha te gjeja fjalet e duhura ,nuk munda dot. Ne fund te fundit a ka ngushellim per nje shpirt te vrare? E nese vertet ekziston nje i tille do doja ta dija.. Ndjeva qe kishte deshire te shtonte dicka me shume.
-..asnjehere nuk e dime vleren e atyre qe kemi ne krah ,derisa i humbasim ato. Dhe pasi i humbasim nuk dime te falim ,nuk dime te harrojme ,nuk dime ti rikthejme.
Dhe kujtohemi ta bejme kete atehere kur nuk kemi me gje ne dore ,dhe kartat e jetes jane shkembyer serisht..
..
Po e degjoja me vemendje teksa shoh nje lot qe binte ne faqet e tij plot rrudha. E fshiu me shpejtesi ,si te kishte turp nga prezenca ime aty ,ndaj u hoqa sikur nuk pashe gje.
-Mbase nuk duhet te vazhdoni me tej ,-ishte gjithcka thashe .
-Per mua eshte mrekulli qe u ndesha me ty bije. Mbase po te lodh me rrefimet e mia e mendon se jam nje plak i rrjedhur qe derdellit kot me kot halle te panumerta ..
-Jo aspak. Une madje do doja t'ju ndihmoja ,nese mundem . Mbi te gjitha t'ju falenderoj ..
Te gjitha keto jane mesime jete . Dhe per mua jane me te rendesishme sesa ato qindra leksione te pavlefshme . Mesimet me te mira i marrim nga njerez ,pikerisht keshtu si ju. Nder gjithe ato vite shkolle asnjehere askush nuk ka permendur rendesine e te dashurit dike . Apo dhe forcen qe ajo mbart. Apo dhimbjen qe le pasi nuk eshte me..
..
Me buzeqeshi me nje doze keqardhje dhe serisht filloi te fliste.
-Je ne ate stad te jetes qe te duhet te perpiqesh fort per ti shkruar bukur faqet e bardha te librit "Jete" ,qe kur te vish sa une ,mos te kujtosh me brenge ne shpirt ,por me lot gezimi . I shikon dritat qe vezullojne qytetin ne kto dite feste ? Keshtu duhet te ndricosh dhe ti erresiren e brendesise tende.
Te jetosh cdo moment si te jete i fundit. Te dish te duash ,te dish te vlersosh .
Festat jane per ju te rinjte ,per ne jane numerim mbrapsht i kohes qe na ka mbetur..
..
Pashe oren dhe kishte shkuar goxha vone ,por isha e lumtur qe per here te pare ishte nje kohe e kaluar ne nje shoqeri te mire ,te vyer e duke marre nje mal me mesime!
..
-..nuk po te mbaj dhe shume gjate ,-me tha. Por dua te kerkoj nje gje te fundit ,vecse te falenderoj qe me degjove deri tani .
-Po ,nese mundem ,-thashe me gjysem zeri.
Me zgjati tre zarfe ,dhe me tha se pasi ti lexoja ,une do dija se cfare do beja me to. Nuk dija cfare pergjigje ti jepja ,ndaj preferova ta perqafoja fort , e me pas teksa largohesha ,ndjeja nje boshllek ne shpirt ,si te kisha humbur nje mik te mire..
No comments:
Post a Comment