Mund te them pa frike se kurre me pare nuk kisha qene aq kurioze sa isha teksa mbaja ato zarfa ne duar.
Hapin e bera me te shpejte dhe kte here nuk vendosa kufje ne vesh pasi melodia me e bukur ishin fjalet e thena nga ai i moshuar. Dhe ishin fjale shpirti ,fjale te lidhura persosmerisht me njera-tjetren. Mbylla deren e dhomes dhe nxitimthi hapa zarfin e pare ,prej ku nxorra letren e palosur kater here ,te mbushur me nje shkrim cuditerisht mjaft te kuptueshem dhe te qarte.
**
"Asnjehere nuk kam qene i afte te shkruaj dicka per dashurine ,madje as nuk kam marr guximin ta bej nje gje te tille . Edhe atehere ,ne rinine tone te hershme ,prej kur s'mbahet mend sa vite kane kaluar nuk te kam dhene asnje copez leter.. e kam marre tani penen per te mbushur kte flete ,qe s'di ne ndonjehere do kesh fatin ta lexosh .
Por ne shpirtin tim ben ftohte ,ndoshta me shume se jashte ,ndoshta me shume se atje ku je ti ,shtate metra nen dhé.
Dhe sonte me shume se kurre kam mall per ty ,e shtrenjta ime!
Kam mall per ty qe me more zemren dhe mendoja se do plakeshe bashke me mua.
Nuk pata mundesine as te shoh floket e zbardhura nga thinjat e teperta ,as vijezimet e fytyres te shnderruara ne rrudha,as duart qe dridhen ashtu si tani mua. .
Eja e dashur . Eja per nje cope here.
Filxhani i çajit po ftohet. Sigurisht qe kam bere dhe per ty . Kam plot shtatembedhjete vite qe e bej ,dhe nuk erdhe kurre.
Por une e di se nje dite do vish ,e nese jo ,do vi une tek ti .
Ah sa e veshtire qenka per ne meshkujt vetmia . Ndaj disa i hapin dyert nje tjetre ,sepse jane te dobet. Sepse kane frike nga dita qe do jene keshtu ,si une. I vetem ne kte katrahure te pafundme ,qe nuk ka ndermend te mbaroje kurre .
Avujt e çajit me kane mbuluar xhamat e syzeve dhe shikimi me eshte turbelluar nga lotet . Lot qe rrjedhin neper faqe drejt nje rruge pambarim. Zbrastia sa vjen e thellon me shume gropen ne shpirt . Prej aty dalin kujtimet ,mblidhen lemsh duke me bere me dije se kam humbur . Kam humbur ne nje bote plot me njerez gjithcka kam dashur dhe luftuar t'i kem prane vetes . Kam humbur duke pritur .."
**
Pashe qe letra ishte lagur nga lotet e mi te njome . Nuk dija ku prehej shpirti i gruas se tij ,por dija se kudo qe te ishte duhet te ndihej fatlume . Duhet te jete vertete ndjesi e bukur te te duan. Mbi te gjitha dhe atehere kur nuk je me.
E lashe menjane ,dhe hapa zarfin e dyte ,prej ku nxorra letren tjeter.
**
"Bijte e mi..
Jam i sigurt qe nuk e prisnit kte leter ,por e ndjeja obligim si prind ,te keni nje gje te fundit nga une .
Sa kohe pa ju pare. Sa kohe pa pare driten e syve te mi.
Ditet u bene muaj ,e muajt vite ,dhe dalengadale na ka marre me vete harresa.
Kujtimet tona te fundit sebashku nuk me kujtohen mire. Ndoshta nga pleqeria ,ndoshta nga koha e gjate qe ka kaluar . Nuk mbaj mend kur kemi ngritur dolline e fundit ,kur apo pse kemi qeshur ,cfare kemi biseduar ,si kemi festuar. Nuk mbaj mend as heren e fundit qe ju Kam degjuar zerin .
Sa shume teknologji ,sa pak dashuri!
Kartolinat e fundvitit u be kohe qe nuk i marr per t'ja bashkangjitur stives se madhe ne sirtar. Ndonese gjithnje pothuajse te njejtat fjale ,arrijne te depertojne brenda meje duke me ngrohur shpirtin. Me mungoni ju ,gjithcka e juaja. Ndjej nje mungese therese ,qe nuk me le rruge tjeter vecse te mberthehem fort pas ciklonit te kujtimeve . Dhe pse duke u zbehur ,jane e vetmja gje qe me ka mbetur . Dhe pse te vjeteruara.
Koha ishte e pakohe per te tjera ..
Por mbeten pasuri per mua .
Ato ,dhe jo shuma e parave qe me dergoni ne mungese te prezences tuaj. Nuk te ben paraja te lumtur biri dhe bija ime. Lumturi eshte te kesh prane ato qe do. Ndonese larg ,dashuria ime per ju nuk ka fund.."
**
Duke patur gjithmone nje dobesi te vecante per te moshuarit ,dhe kte here me bene zemren te rrahe fort ,e mendjen te reflektoje .
A ka gabim me te pashlyeshem sesa moskthimi i dashurise me monedhen e duhur? Me monedhe dashurie..
Mora te hap letren e trete dhe e dija qe me perkiste mua ,ashtu si dhe ty ,e cdokujt tjeter.
Dhe vertet ashtu ishte ..
No comments:
Post a Comment